Fronti Evropian: Të ketë Vetting për të eliminuar ndikimin rus dhe largimin nga orientimi euro-amerikan

Fronti Evropian: Të ketë Vetting për të eliminuar ndikimin rus dhe largimin nga orientimi euro-amerikan

Arta Bilalli Zendeli, përfaqësuese e Frontit Europian sot në një konferencë për media ka theksuar se Vettingu do të jetë kusht për Qeverinë e re.
Sipas saj, pa vënien në lëvizje të një mekanizmi efikas dhe të një skaneri objektiv të pastërtisë së figurave që marrin përgjegjësi publike, siç është vettingu, nuk mund të arrihet progres optimal në përballjen me krimin dhe korrupsionin.

“Vettingu për korrupsion është kategori e domosdoshme që do t’ua mbyll derën njëherë e përgjithmonë individëve që personalen e kanë mbi të përgjithshmen.
Fronti Europian për herë të parë po insiston edhe në aplikimin e një vettingu për ndikim rus dhe shërbime anti-shtetërore për të eleminuar rrezikun e destabilizimit dhe dezorientimit të vendit nga orientimi euro-amerikan.
Miratimi i një ligji të posaçëm për vettingun do të jetë përgjigja më e fortë kundër çdo tendence të manipulimit dhe keqpërdorimit të pozitës publike”, deklaroi ajo. /SHENJA/

MARKETING