Fronti Evropian akuzon: Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive u zgjodhën në mënyrë tinëzare

Fronti Evropian akuzon: Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive u zgjodhën në mënyrë tinëzare

Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive u zgjodhën në mënyrë tinëzare. Kështu deklarojnë nga Fronti Europian.
Deputetja Arbana Pasholli, e cila ka folur në emër Frontit, ka theksuar se Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ka zgjedhur anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në mënyrë kontrabanduese dhe tinëzare, pa pjesëmarrjen e deputetëve të Frontit Europian dhe pa debat.
“Për pasojë në mënyrë kontrabandiste zgjodhi anëtarët e komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, pa prezencën e deputeteve të Frontin Europian dhe pa debat. Nga frika se po kthehen deputet e frontit, diskutimi i tyre përfundojë për më pak se tre minuta. Kështu që një trup i përhershëm i kuvendit, siç është komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, puna e të cilit bazohet në ligj dhe i cili duhet të garantojë për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve të përfaqësuara zgjidhet në mënyrë tinëzare, duke na e mohuar të drejtën e fjalës”, deklaroi Arbana Pasholli, deputetet e Frontit Evropian.

MARKETING