Fronti Europian zgjerohet me Lidhjen Demokratike Boshnjake, Ahmeti: Do jemi bindshëm fitues

Fronti Europian zgjerohet me Lidhjen Demokratike Boshnjake, Ahmeti: Do jemi bindshëm fitues

Lidhja Demokratike Boshnjake është partia e radhës e cila sot edhe zyrtarisht ju bashkua Frontit Europian.

Ahmeti tha se kjo marrëveshje nënshkruhet përpara një monumenti, që siç tha ai, i cili e kthen në shumë dhimbje në shumë përjetime zhdukje dhe shfarosje të familjeve të tëra dhe këtë dhimbje Ahmeti tha se e kanë ndarë bashkë me vëllezërit boshnjakë. Ahmeti tha se me bashkëngjitjet e Unionin Boshnjak në Frontin Europian, këtë Front e bënë bindshëm fitues.

 “Me këtë rast, dua ti kujtojmë të gjithë ata jetë të humbura gjatë kësaj lufte të përgjakshme dhe gjenocidi dhe jo rastësisht kryetari i partisë boshnjake që kjo marrëveshje të nënshkruhet përpara këtij monumenti, me çka ti kujtojmë dhimbjet, ti kujtojmë tragjeditë, gjenocidin dhe kjo marrëveshje bëhet për ti thënë Jo Rusisë, Jo Gjenocidit, që ushtrohet në Ukrainë, për të thënë që Ballkani Perëndimorë vendin e ka në BE.  Të bashkuar  të gjithë jemi më të fortë dhe kjo aleancë, kjo bashkëngjitje që Unioni boshnjak bëhet me Frontin Eurpian, këtë Front e forcën dhe e bënë bindshëm fitues dhe triumfues në zgjedhjet presidenciale dhe paralajmëtare”, ka deklaruar Ali Ahmeti. /SHENJA/

 

 

MARKETING