Frekuentim i shtuar i automjeteve në Tabanoc dhe Bogorodicë
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugpre jashtë mjediseve urbane është rritur.
Nga LAMM informojnë se në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi, vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve, por gjithashtu edhe në vendkalimet e tjera kufitare. Nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata.
LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht në luginat e vendit, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.