FRASH: Zgjodhët Adnan Azizin, në vend se të ardhmen me ASH-në dhe Arben Taravarin

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) ka dërguar një mesazh të fortë politik ndaj zhvillimeve të fundit brenda subjektit dhe ndaj rivalëve politikë.
MARKETING
Në një deklaratë publike, FRASH theksoi dy realitete të qarta në skenën politike shqiptare: në njërën anë qëndron kryetari Arben Taravari dhe strukturat legjitime të Aleancës, ndërsa në anën tjetër disa “figura interesante” të cilët, sipas forumit, përfaqësojnë një projekt politik të rrezikshëm për interesat shqiptare.
“Të zgjedhësh Adnan Azizin mbi Arben Taravarin do të thotë të jesh thellësisht i manipuluar”, u shprehën përfaqësuesit e rinisë, duke i ftuar të gjithë të rinjtë që janë ndikuar nga presioni apo dezinformimi, të reflektojnë dhe të kthehen në strukturat legjitime të Aleancës për Shqiptarët.
FRASH gjithashtu njoftoi se është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale me një agjendë që ka në qendër qytetarin shqiptar, në kontrast me kundërshtarët që, sipas deklaratës, janë të përqendruar në interesa personale.
“Tetori është afër, dhe rinia shqiptare duhet të jetë në anën e duhur të historisë”, përfundon njoftimi i forumit, i cili e konsideron veten si FRASH-i origjinal.