Franco Foda zbulon listën për ndeshjet historike të Kosovës
Përfaqësuesja e Kosovës ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.
Trajneri Franco Foda sot shfaqi listën e lojtarëve për dy ndeshjet, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, shkruan Indeksonline
Risia e vetme është rikthimi i Amir Rrahmanit, i cili mungoi në tri ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit.
Përveç Rrahmanit është ftuar edhe portieri i Dritës, Faton Maloku – i cili do ta zëvendësojë Aro Muriqin e suspenduar.
Kujtojmë që Kosova fillimisht luan ndaj Sllovenisë, më 15 nëntor dhe më pas ndaj Zvicrës më 18 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Lista e plotë e Kosovës:
Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj, Faton Maloku
Mbrojtësit: Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi, Dion Gallapeni, Leard Sadriu
Mesfushorët dhe sulmuesit: Valon Berisha, Elvis Rexhbecaj, Leon Abdullahu, Veldin Hoxha, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Muslija, Fisnik Asllani, Vedat Muriqi.

