Formula 1, Perez fiton garën në Baku

Formula 1, Perez fiton garën në Baku

Piloti i skuderisë së Redbullit, Serhio Perez ka fituar garën për Çmimin e Madh të Azerbejxhanit të zhvilluar sot në Baku. Perez ishte dominues në këtë garë, duke e mbyllur i pari me kohën 1 orë e 32 minuta 42 të qindat, ndërsa pas vetes la shokun e skuadrës Maks Verstapen dhe pilotin e Ferrarit, Çarlls Leklerk. Top 5-shja në këtë garë u kompletua me Alonson dhe Sainz të Ferrarit. Kjo është fitorja e gjashtë e Perezit në karrierën e tij dhe e dyta në Azerbejxhan. Ai gjithashtu dominoi edhe në garat sprint që u zhvilluan ditën e djeshme.

MARKETING