Forcat ukrainase rimarrin vendbanimin Nadiya pas një beteje intensive 30-orëshe

Forcat ukrainase kanë publikuar pamjet që tregojnë shkallën e betejës 30-orëshe në të cilën rimori kontrollin e vendbanimit Nadiya në rajonin e Luhanskut, transmeton Anadolu.
Pamjet dramatike dhe ekskluzive nga vija e parë tregojnë luftime intensive, përfshirë skena nga brenda automjeteve të sulmit, angazhime të afërta në fushën e betejës dhe operacione të koordinuara në selinë e brigadës.
Brigada e Tretë e Veçantë Sulmuese e forcave ukrainase njoftoi se ka rimarrë kontrollin mbi vendbanimin Nadiya, kryesisht përmes përpjekjeve të Batalionit të Parë Sulmues.
Rusia filloi “operacionin special ushtarak” më 24 shkurt të vitit 2022, duke pretenduar se kishte për qëllim mbrojtjen e njerëzve në rajonin lindor të Ukrainës.