Fondacioni ALSAR jep bursa ekselence për studentë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë

Fondacioni ALSAR jep bursa ekselence për studentë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë

Në të enjten e ngarkuar të 6 nëntorit me veprimtari në qytetin e Vlorës, Fondacioni ALSAR zhvilloi dhe ceremoninë e dhënies së bursave të ekselencës për studentë të Universitetit “Ismail Qemali”.

Aktiviteti u mbajt në mjediset e këtij universiteti publik dhe u organizua në bashkëpunim me të.

Fjala e rastit në ceremoni i takoi kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, i cili vuri në dukje rëndësinë që i jep institucioni i drejtuar prej tij arsimimit të brezit të ri, duke e ilustruar këtë me format e mbështetjes për të rinjtë e të rejat në rrugën e dijes.

Pas tij mbajti një fjalë përshëndetëse zëvendësrektorja e Universitetit “Ismail Qemali”, prof. assoc. Frosina Londo, shprehëse e falënderimit për Fondacionin ALSAR për këtë kontribut të prekshëm për studentët ekselentë.

Dhënia e bursave të ekselencës pasoi në ceremoni, shoqëruar në fund dhe me bërjen e një fotografie të përbashkët.

Fondacioni ALSAR jep për çdo vit akademik bursa ekselence për studentë të universiteteve publike, në kuadër të aktivitetit të tij arsimor.

Ceremonia e akordimit të bursave të ekselencës u zhvillua pas mbajtjes së simpoziumit shkencor për jetën dhe veprën e Gedik Ahmed Pashës.

MARKETING