Fon der Lajen: Qëndrojmë pranë Maqedonisë së Veriut, propozojmë ndihmë prej 100 milionë euro

Fon der Lajen: Qëndrojmë pranë Maqedonisë së Veriut, propozojmë ndihmë prej 100 milionë euro

Komisioni Evropian  sot ka propozuar  që të sigurohen deri në 100 milionë euro  ndihmë markofinanciare për Maqedoninë e Veriut. Me këtë propozim, siç theksoi kryetarja e KE-së Ursula fon der Lajeni dhe komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varheji, tregohet se Brukseli qëndron pranë Maqedonisë së Veriut në kohë të vështira, duke e potencuar  krizën energjetike.

Ndihma do të kontribuojë edhe për mbulimin e nevojave financiare të shtetit në vitin 2023 dhe 2024, duke e mbështetur qëndrueshmërinë financiare dhe reformat strukturore. Kjo ndihmë është destinuar edhe për përballjen me sukses me sfidat me të cilat po ballafaqohet e gjithë Evropa, por edhe për zbatimin e suksesshëm të politikave dhe reformave me të cilat do të përshpejtohet integrimi i vendit, përmes Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. .Propozimi i sotëm është në kuadër të programit të mbështetjes 24 mujore të lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), deri në 530 milionë euro.

“Ne qëndrojmë pranë Maqedonisë së Veriut në këto kohëra sfiduese. Sot ne propozojmë ndihmë makrofinanciare deri në 100 milionë euro për  mbështetjen e ekonomisë së vendit, duke kontribuar në mbulimin e nevojave të saj  financiare në dy vitet e ardhshme”, tha kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen.

Dhe Varheji në një postim në Tuiter thotë se “në këto kohëra sfiduese socio-ekonomike, Komisioni qëndron pranë Maqedonisë së Veriut me propozimin e tij për të siguruar ndihmë makrofinanciare deri në 100 milionë euro për vendin”.

“Kjo është një tjetër dëshmi për përkushtimin tonë se qëndrojmë me partnerët tanë”, thekson Varheji.

“Kjo është një tjetër dëshmi për përkushtimin tonë se qëndrojmë me partnerët tanë”, thekson Varheji.

Nga Komisioni Evropian informojnë se  ndihma do të ishte në formë të të huave, që do të paguhen në dy këste.

“Këto dy pagesa do të kushtëzoheshin me zbatimin e masave politike që duhet të dakordohen mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së me një Memorandum  për mirëkuptimi. Memorandumi për mirëkuptim me siguri  do të fokusohet në reformat e politikave në fushat e menaxhimit fiskal, politikës tatimore, menaxhimit të investimeve publike, partneriteteve publiko-private, mjedisit të biznesit, transparencës në ndihmën shtetërore, efikasitetit energjetik, reformave në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Pagesat do të kushtëzoheshin edhe me rezultate pozitive në zbatimin e programit të FMN-së. Këto reforma do ta mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, thotë nga KE-ja.

MARKETING