FOCIC – Çertifikon 22 mësimdhënës të gjuhës arabe

FOCIC – Çertifikon 22 mësimdhënës të gjuhës arabe

Fondacioni i Civilizimit Islam (FOCIC) – Shkup me sukses përmbylli trajnimin për mësimdhënësit e gjuhës arabe, i cili është organizuar në bashkëpunim me institutin arsimor të gjuhës arabe në Stamboll të Turqisë – AKDEM dhe Lingua Star në Tetovë.

Ky seminar tre ditor u realizua në Tetovë nga 13 deri 15 Janar 2023, nën kujdesin e Fondacionit të Civilizimit Islam (FOCIC).

Në këtë aktivitet shkencor morën pjesë 22 mësimdhënës të gjuhës arabe që përfaqësonin institucionet arsimore arabe nga Shqipëria, Kosova, Presheva dhe Maqedonia e Veriut.

Ky program u realizua nga eksperti i metodologjisë bashkëkohore për mësimin e gjuhës arabe për të huaj Dr. Ahmed el-Ruhban, njëherit edhe autor i edicionit të librave për mësimin e gjuhës arabe për të huaj (Silsilet Miftah el-Arabije).

Të pranishmit u njoftuan me metodologjinë më të avancuar shkencore për mësimin e arabishtes. Ky trajnim realizohet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast kandidatët që ndoqën këtë program mësimor, I’u ndanë edhe Çertifikata nga ana e Organizatorëve.

MARKETING