FMN arrin marrëveshjen me Ukrainën! Kredi 15.6 miliardë dollarë, e para për një vend në konflikt aktiv

FMN arrin marrëveshjen me Ukrainën! Kredi 15.6 miliardë dollarë, e para për një vend në konflikt aktiv

Në kohë lufte, Ukraina ka siguruar një litar shumë të nevojshëm shpëtimi, një marrëveshje për një hua prej 15.6 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Huaja është e para që FMN-ja miraton për një vend të përfshirë në një konflikt aktiv, sakaq paketa është shuma më e madhe e marrë nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë vitin e kaluar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se bordi i tij ekzekutiv programi i kredisë i miratuar për Ukrainën, është pjesë e një pakete globale prej 115 miliardë dollarësh për të mbështetur ekonominë e vendit ndërsa lufton me pushtimin 13-mujor të Rusisë.

Paratë do të shpërndahen në harkun kohor të katër viteve për të përmbushur nevojat e Ukrainës për t’u mbrojtur kundër pushtimit të Rusisë.

“Qëllimet kryesore të programit janë të mbështesin stabilitetin ekonomik dhe financiar në rrethana të pasigurisë jashtëzakonisht të lartë, të rivendosin qëndrueshmërinë e borxhit dhe të mbështesin rimëkëmbjen e Ukrainës në rrugën drejt pranimit në BE pas mbarimit të luftës”, tha në një deklaratë për media zyrtari i FMN-së, Gavin Grey.

Stafi i FMN-së ka njoftuar anëtarët e bordit për marrëveshjen. Zakonisht, kreditë e FMN-së mundësojnë mbështetje edhe nga Banka Botërore dhe institucione të tjera financiare. Sipas përllogaritjeve, kostoja e rindërtimit të Ukrainës vlerësohet të jetë qindra miliarda dollarë.

Një rimëkëmbje graduale ekonomike pritet gjatë tremujorëve të ardhshëm, pasi aktiviteti rimëkëmbet nga dëmet e mëdha në infrastrukturën kritike, megjithëse ka ende rreziqe të mëdha, përfshirë edhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejmë të konfliktit”, tha Grey.

Vendimi, sipas FMN-së, i hap rrugë disbursimit të menjëhershëm të rreth 2.7 miliardë dollarëve për Kievin dhe kërkon që Ukraina të kryejë reforma ambicioze, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Programi i mëparshëm afatgjatë i FMN-së për Ukrainëns, 5 miliardë dollarë, u anulua në mars 2022 kur fondi siguroi 1.4 miliardë dollarë financim emergjent me pak kushte. Ajo siguroi 1.3 miliardë dollarë të tjerë në kuadër të programit të “dritares së goditjes ushqimore” tetorin e kaluar.

Një zyrtar i FMN-së tha se paketa e re prej 115 miliardë dollarësh përfshin kredinë e FMN-së, 80 miliardë dollarë premtime për grante dhe hua koncesionare nga institucionet shumëpalëshe dhe vende të tjera, si dhe 20 miliardë dollarë angazhime për lehtësimin e borxhit.

Ukraina duhet të përmbushë disa kushte gjatë dy viteve të ardhshme, duke përfshirë hapat për të rritur të ardhurat nga taksat, për të ruajtur stabilitetin e kursit të këmbimit, për të ruajtur pavarësinë e bankës qendrore dhe për të forcuar përpjekjet kundër korrupsionit.

Reforma më të thella do të kërkohen në fazën e dytë të programit për të rritur stabilitetin dhe rindërtimin e hershëm të pasluftës, kthimin në kornizat e politikës fiskale dhe monetare të paraluftës, rritjen e konkurrencës dhe adresimin e dobësive të sektorit të energjisë, tha FMN.

Një zyrtar i lartë i Thesarit të SHBA tha se programi ishte “me të vërtetë solid” dhe përfshinte angazhime nga autoritetet ukrainase për të arritur 19 standarde strukturore vetëm gjatë vitit të ardhshëm.

Zëvendës Drejtoresha e Parë Menaxhuese e FMN-së, Gita Gopinath tha se programi përballej me rreziqe “jashtëzakonisht të larta” dhe suksesi i tij varej nga madhësia, përbërja dhe koha e financimit të jashtëm për të ndihmuar në mbylljen e boshllëqeve fiskale dhe të financimit të jashtëm dhe për të rivendosur qëndrueshmërinë e borxhit të Ukrainës.

“Pushtimi rus i Ukrainës vazhdon të ketë një ndikim shkatërrues ekonomik dhe social,” tha ajo, duke lavdëruar autoritetet ukrainase për ruajtjen e “stabilitetit të përgjithshëm makroekonomik dhe financiar” pavarësisht tensioneve të luftës.

Zyrtarët ukrainas kanë përjashtuar çdo mundësi që pala ruse të mund të ndërmarrë armëpushim në Ukrainës. I ndalur në këtë çështje, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov justifikoi veprimet e palës ruse duke theksuar se ata u përballën me  “kërcënime ekzistenciale” për sigurinë dhe zhvillimin e Rusisë nga “shtetet jomiqësore”.

MARKETING