Fjolla Ramadani dhe Kolos Curri shkëlqyen me performancën në Qendrën Kulturore të RMV-së në Stamboll
Artistët e rinj, Fjolla Ramadani në flaut dhe Kolos Curri në piano mbrëmë kanë dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në sallën e Qendrës Kulturore të Maqedonisë së Veriut në Stamboll.
Në këtë koncert ishin të pranishëm figura të rëndësishme të muzikës klasike në Stamboll.
Nga Qendra Kulturore e Maqedonisë së Veriut në Stamboll kanë falënduar dy artistët e rinj për emocionet dhe performacën e jashtëzakonshme .
“Mezi presim t’ju shohim! Shihemi në ngjarjet tona të ardhshme – ky është vetëm fillimi!”, njoftojnë nga Qendra Kulturore e Maqedonisë së Veriut në Stamboll.
Fjolla Ramadani është studente në Universitetin e Ankarasë në Fakultetin e arteve të bukura dhe të muzikës, kurse Kolos Curri është profesor në Shkollën e Mesme të Muzikës në Shkup “Ilija Nikollovski-Luj”.