Fitore e frymës së fundit, Milan merr 3 pikët ndaj Udineses në “Stadio Friuli”

Fitore e frymës së fundit, Milan merr 3 pikët ndaj Udineses në “Stadio Friuli”

Milan siguron një fitore të rëndësishme në javën e 21-të të Serie A, ndërsa merr 3 pikët në triumfin 2-3 ndaj një kundështari që për “kuqezinjtë” konsiderohet si “mace e zezë”, Udineses.

Kjo përballje rezultoi shumë e luftuar, me miqtë që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 31’ me Loftus-Cheek.

Ndërkohë në minutën e 42’ Samardzic barazoi për Udinesen, me një goditje që nuk i la mundësi reagimi portierit Maignan, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në paqe.

Në minutën e 62’, pas një gafe të dyshes Reijnders-Theo, Thauvin kaloi vendasit në avantazh.

Ndërsa në minutën e 83’ as tentativës së Giroud që nuk përfundoi në rrjetë, Jovic goditi me kokë dhe barazoi përMilanin.

Ndeshja u vulos në minutën e 90+3’ me Okafor që shënoi golin e tretë dhe të fitores për skuadrën e Milan.

Pas kësaj përballjeje, Udinese renditet në vend të 17-të me 18 pikë, teksa Milan në vend të tretë me 45 pikë.

MARKETING