Fiton Reali dhe Interi, mbrëmje për t’u harruar nga anglezët
Inter mori fitoren e parë në Champions League teksa mposhtën në San Siro, Benfican. Zikaltërit iu falën një goli të Marcus Thuram në pjesën e dytë, teksa në këtë sfidë pati minuta edhe për Kristjan Asllanin që u aktivizua në minutën e 84.
Bayer Munich fitoi në transfertë ndaj Copenhagen me shifrat 1-2. Nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë për bavarezët teksa ai që i shpëtoi ishte Tel i aktivizuar nga stoli.
Në ndeshjen tjetër, PSV barazoi 2-2 me Sevillan.
Real Madrid fiton në stadiumin Maradona ndaj Napolit me rezultatin 2-3. Ishte një ndeshje e cila dhuroi spektakël me vendasit që luftuqn deri në fund, mirëpo më pas iu desh t’i dorëzoheshin Los Blancos.
Një mbrëmje për t’u harruar mund të konsiderohet për anglezet. Arsenal dhe Manchester United u mposhtën të dyja, “topçinjtë” humbën në Francë ndaj Lens me shifrat 2-1 ndërsa “Djajtë e Kuq” u mposhtën në shtëpi ndaj Galatasaray.