Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Mesdita e kësaj të diele ka sjellur ndeshjet e xhiros së 21-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija ka marrë fitore minimale përballë Tikveshit në Tetovë me golin e vetëm të Alhasan të realizuar në minutën e 35-të të pjesës së parë. Skuadra e Shkupit fitoi bindshëm ndaj Pelisterit në Çair, duke mposhtur skuadrën nga Manastiri me rezultat 3:1. Dy gola Ibishi dhe një tjetër Ajetoviq i dhanë triumfin e tretë radhazi Shkupit në kampionat. Fitore me shfira identike ka marrë edhe Voska Sport në Ohër, që mposhti Brerën. Vinogradac, Osei dhe Ademi shënuan për Voskën, teksa golin e vetëm për skuadrën nga Strumica e gjeti Xhengue. Ndërkohë kampionët në fuqi janë mundur në Kratovë nga Sileksi me shifra 3:1, përderisa dueli tjetër Gostivari – Rabotniçki u mbyll me barazim pa gola.