Fitoi Kupën e Italisë me Interin, Inzaghi: Sezon i mrekullueshëm, duam ta jetojmë në maksimum

Fitoi Kupën e Italisë me Interin, Inzaghi: Sezon i mrekullueshëm, duam ta jetojmë në maksimum

Interi ka fituar sonte ndeshjen kundër Fiorentinas, ndeshje kjo e cila e shpalli kampion të Kupës së Italisë.

“Nerazzurët” shpallen kampion të kësaj gare për të dytin vit me radhë, pasi e fituan edhe sezonin e kaluar 2021/22,.

Martinez ishte heroi i Interit me dy golat e shënuar, kurse te Fiorentina golin e nderit e shënoi Nicolas Gonzalez.
Pas ndeshjes foli trajneri i Interit, Simone Inzaghi, i cili u shpreh tejet i lumtur, ndërsa tha se dëshiron që ta jetojë këtë sezon në maksimum kur u pyet për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
“Jam i lumtur. Fituam një kupë që donim, donim të konfirmonim fitoren e vitit të kaluar. Takuam një ekip të vlefshëm që na shqetësoi shumë”, tha Inzaghi.

“Ne duam të luajmë gjithçka në maksimum. Është një sezon i shkëlqyer dhe ne duam të vazhdojmë ta jetojmë atë në maksimum”, shtoi më tej trajneri italian.

Interi e mposhti sot në finale të Kupës së Italisë Fiorentinan me rezultat të ngushtë 2:1.

MARKETING