Finlanda po ndërton një mur 200 km në kufirin e saj me Rusinë

Finlanda po ndërton një mur 200 km në kufirin e saj me Rusinë

Finlanda ka filluar ndërtimin e një gardhi përgjatë kufirit të saj me Rusinë, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik ‘YLE’ raportoi se ndërtimi filloi me heqjen e pemëve në të dy anët e pikës kufitare ‘Imatra’. Gardhi fillestar i provës do të jetë 3 kilometra i gjatë dhe do të përfundojë deri në fund të muajit qershor.

Roja Kufitare e Finlandës tha se ndryshimi i mjedisit të sigurisë për shkak të luftës në Ukrainë e bëri të nevojshëm ndërtimin e gardhit.

“Sipas planit tonë, duhet të ndërtohet një gardh pengues për një distancë prej rreth 200 kilometrash përgjatë kufirit tonë lindor 1.300 kilometrash të gjatë. Pjesa kryesore e pengesës do të vendoset në kufirin juglindor, që është zona e fokusit të kontrollit kufitar”, thuhet në njoftimin e rojës finlandeze.

Ndërtimi pritet të zgjasë tre deri në katër vjet, në varësi të gjendjes së financave.

MARKETING