Financial Times: Rusia planifikon të luf’tojë edhe me Japoninë dhe Korenë e Jugut
Ushtria ruse ka hartuar lista të detajuara të objektivave për konflikt të mundshëm me Japoninë dhe Korenë e Jugut, duke përfshirë termocentralet bërthamore dhe infrastrukturën tjetër civile, sipas dokumenteve sekrete të viteve 2013 dhe 2014 të parë nga Financial Times.
Planet e sulmit, të përmbledhura në dokumentet e kontrabanduara ushtarake ruse, mbulojnë 160 lokacione, duke përfshirë rrugë, ura dhe fabrika. Këto objektiva u zgjodhën për të parandaluar “rigrupimin e trupave në zona të rëndësishme operacionale”.
Dokumentet, të prezantuara nga burime perëndimore për Financial Times, tregojnë shqetësimet serioze të Moskës për sigurinë e krahut të saj lindor. Planifikuesit ushtarakë rusë kanë frikë se kufijtë lindorë të vendit mund të jenë në rrezik në rast të një lufte me NATO-n dhe të prekshëm ndaj sulmeve nga forcat amerikane dhe aleatët rajonalë.
Materialet vijnë nga një arkiv me 29 dosje sekrete ushtarake ruse që synonin kryesisht trajnimin e oficerëve për konflikte të mundshme në kufijtë lindorë të vendit midis viteve 2008 dhe 2014, por ende konsiderohen të rëndësishme për strategjinë ruse./