“Finalja e parakohshme”, nuk ka fitues midis Real Madrid dhe Man. City

“Finalja e parakohshme”, nuk ka fitues midis Real Madrid dhe Man. City

Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid dhe Manchester City dhuruan spektakël, me takimin e parë gjysmëfinal të UEFA Champions League, që nuk prodhoi fitues dhe u mbyll në barazim 1-1.

Në fraksionin hapës, pavarësisht dominimit territorial të Man. City, me skuadrën e Guardiolës që kishte kontrollin e topit, madrilenët e mbyllën në avantazh.

Benzema me shokë krijuan pak raste përpara golit, ndërsa i asistuar nga Camavinga, braziliani Vinicius Junior realizoi një perlë nga distanca, në minutën e 36′ duke çuar në delir vendasit.

1-0 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta, anglezët u shfaqën sërish dominues, por edhe më agresivë.

Në minutën e 67′ De Bruyne realizoi golin e barazimit, me një goditje të fortë nga distanca.

Një gol që ndezi akoma edhe më shumë takimin, me skuadrat që provuan manovrat e tyre sulmuese, por pa sukses.

1-1 dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet pas një jave, të mërkurën e 17 majit në “Etihad”.

 

MARKETING