Filipçe: VMRO-DPMNE po e çon vendin drejt krizës me politika të dështuara ekonomike

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, ka kritikuar ashpër politikën ekonomike të qeverisë së drejtuar nga VMRO-DPMNE. Ai tha se kjo parti është shembull i qartë i një qeverisjeje të dështuar që po e shtyn vendin drejt krizës ekonomike.
MARKETING
“Si e menaxhon VMRO-DPMNE vendin? Aspak. Ata janë një shembull klasik se si nuk drejtohet një shtet – me politika të këqija ekonomike, me çmime që rriten vazhdimisht dhe pa asnjë iniciativë nga qeveria për t’i frenuar ato. Tregjeve u jepet dorë e lirë të bëjnë çfarë të duan. Nuk ka asnjë përpjekje për të rritur pagat,” deklaroi Filipçe.
Ai reagoi gjithashtu ndaj deklaratës së Ministres së Financave, e cila kishte thënë se rritja e pagave do të ndikonte negativisht në inflacion.
“Ministrja e Financave del dhe thotë se nëse rriten pagat, inflacioni nuk mund të kontrollohet. Çfarë u thotë qytetarëve me këtë? Të qëndrojnë të uritur që të mos ketë inflacion në vend? Nuk e di si nuk e ndjen turpin. Nuk e di me çfarë fytyre del ta thotë këtë. Ne, gjatë krizave më të mëdha, i rritëm pagat,” u shpreh kryetari i LSDM-së.