Filipçe: Të gjitha reagimet e pushtetit në Gostivar janë të vonuara

Filipçe: Të gjitha reagimet e pushtetit në Gostivar janë të vonuara

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për media tha se reagimi i qeverisë ndaj ndotjes së ujit ka qenë i vonuar dhe se ai kishte paralajmëruar shumë më herët se mund të ndodhë një epidemi.

MARKETING

Description of image

Ai gjithashtu paralajmëroi më shumë aktivitete të opozitës në Kuvend nga shtatori, duke theksuar se do të iniciojnë interpelancë për kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, si dhe ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkoviq.

Ai foli edhe për situatën ekonomike, si dhe për eurointegrimet.

“Uji në Gostivar është një tregues se të gjitha reagimet ishin të vonuara. Edhe sot, Instituti i shëndetit ka disa rekomandime për zbulimin e hershëm dhe zbulimin e simptomave dhe detektimin e pacientëve kur epidemia është tashmë shumë e fuqishme. Dy javë më parë, paralajmërova se gjëja tjetër që mund të ndodhë është hepatiti. Keni ujë të kontaminuar me baktere koliforme i cili jo vetëm që nuk është për t’u pirë, por as për t’u larë. Si do ta përdorin atë? Nga vjen uji teknik, kush e kontrollon?” pyeti Filipçe në brifing.

Ai mohoi akuzat e qeverisë se uji në Gostivar ishte i ndotur edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së.

Lidhur me seancën e djeshme të pyetjeve të deputetëve, Filipce tha se kryeministri Hristijan Mickoski “shmangu” pyetjet e deputetëve sepse, siç theksoi ai, nuk kishte përgjigje. Sipas tij, në Kuvend ndodhi një “bllokim i orkestruar” i cili i pengoi deputetët e opozitës të bënin pyetje deputetësh.

Fakt ishte se Rregullorja e punës u shkel, një deputete që nuk mori përgjigje brenda 20 ditësh vendosi të bllokonte foltoren dhe ajo mori përgjigjen. Pastaj Vesna Bendevska e cila orkestroi problem, shtoi Filipçe, duke vlerësuar se ky është vetëm një tregues tjetër i “mosrespektimit të vazhdueshëm të Kuvendit dhe rolit të tij kushtetues”.

“Kuvendi nuk e ka kryer siç duhet funksionin e tij për një kohë të gjatë. Ligjet miratohen me procedurë të shkurtuar, Rregullorja e punës shkelet dhe tani mekanizmat procedurale po keqpërdoren për të shmangur kontrollin parlamentar të qeverisë. Pyetjet e deputetëve janë një instrument serioz demokratik dhe askush nuk ka të drejtë të zhvlerësojë rëndësinë e tyre”, ka thënë Filipçe.

Ai kërkoi përgjegjësi, siç tha ai, për “fyerjet, kërcënimet dhe dhunën” nga ministri Ivan Stoilkoviq dhe paralajmëroi se partia do të dorëzojë interpelancë.

“Ekziston iniciativë për një komision hetimor për Ivan Stoilkoviqin për atë që ndodhi gjatë rikonstruimit të Qeverisë. Ne kemi nënshkruar këtu vetëm për të mbledhur një numër të mjaftueshëm nënshkrimesh që ajo të pranohet. Ne do të paraqesim interpelancë për Stoilkoviqin, sapo të fillojë punën Kuvendi në shtator. Ne kemi njoftuar dhe do të paraqesim edhe interpelancën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, sapo të fillojë punën Kuvendi. LSDM do të vazhdojë me të gjitha mekanizmat demokratik dhe parlamentar për të mbrojtur dinjitetin e Kuvendit dhe për të siguruar përgjegjësi nga bartësit e funksioneve publike”, ka thënë Filipçe.

Lidhur me propozim- ligjin për “Shkupi 2028”, lideri i LSDM-së e vlerësoi atë si “skandaloz” dhe paralajmëroi se nga shtatori do ta bllokojnë miratimin e tij me të gjitha mekanizmat demokratik që janë në dispozicion.

Lidhur me eurointegrimet, ai përsëriti qëndrimin se ndryshimet kushtetuese janë pengesa e vetme për fillimin e negociatave. Lidhur me dhënien e garancive se nuk do të ketë më bllokime nëse miratojmë ndryshimet kushtetuese, ai tha se nuk mund të jepen garanci për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

Ai thotë se ajo që është e pranueshme, pra ajo që do të pranojë Evropa, ndërsa për ne do të thotë përmirësim i pozicionit negociues, ai do ta mbështesë madje absolutisht. “Qëllimi im është që të flasim për diçka që realisht mund të aplikohet, e jo të flasim për diçka që është vetëm dëshira jonë, e në anën tjetër nuk është e pranueshme”, ka thënë Filipçe.

Në brifing ai tha se pret krizë të madhe nga shtatori për shkak të pasigurisë shtesë rreth çmimit të energjisë elektrike, krizës që rrethon Iranin, rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe inflacionit. Ai ka akuzuar se qeveria nuk ka masa për qytetarët, nuk ka rritje rrogash dhe standardi po bie.

Sa i përket kredisë hungareze, Filipçe përsëriti se është një “skandal i madh” dhe qeveria, siç tha ai, asnjëherë nuk u përgjigj “se sa është provizioni”, si dhe sa nga paratë janë përdorë.

MARKETING