Filipçe: Politikat ekonomike të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së janë më të këqijat në histori

Filipçe: Politikat ekonomike të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së janë më të këqijat në histori

Lideri i LSDM-së opozitare sot në një konferencë për shtyp deklaroi se pas 15 muajsh qeverisje të VMRO-DPMNE-së, mund të vlerësohet se politika ekonomike e kësaj qeverie është më e keqja në histori.

Në konferencën e sotme për shtyp, Filipçe theksoi se qeveria, në vend të masave për qytetarët, përdor paratë e buxhetit për interesat e veta personale.

“Dhjetëra milionë euro janë vjedhur nga qytetarët duke mos marrë masa për çmimet, duke mos rritur pagat, duke rritur pabarazinë dhe varfërinë, që është një politikë e vetëdijshme dhe e qëllimshme e kësaj qeverie”, tha Filipçe.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se ndryshe nga VMRO-DPMNE, LSDM kishte dhe ka politika më të mira ekonomike në interes të qytetarëve.

“Nëse mund të them një gjë me siguri, është se LSDM kishte dhe ka politika shumë më të mira ekonomike të synuara për qytetarët, me shqetësim për standardin e jetesës dhe me një qëllim të qartë – një ekonomi që u shërben qytetarëve”, tha Filipçe.

Në konferencën për shtyp, Filipçe theksoi se LSDM nuk do të tërhiqet nga zgjidhjet që ka propozuar tashmë, por që shumica qeverisëse nuk i ka pranuar, për t’u përballur me inflacionin dhe për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve.

 

MARKETING