Filipçe: Evropa ka qenë qëllim për Maqedoninë që nga pavarësia

Filipçe: Evropa ka qenë qëllim për Maqedoninë që nga pavarësia

Evropa ka qenë një qëllim kombëtar për presidentin e parë të Maqedonisë, Kiro Gligorov, që nga pavarësia e vendit, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

MARKETING

Description of image

Filipçe e tha këtë në aktivitetin e organizuar nga LSDM-ja me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë, nën sloganin “Maqedonia është e tëra që kemi”.

Ai kujtoi se Gligorov që në vitet e para të pavarësisë e shihte Maqedoninë si pjesë të familjes evropiane. Sipas Filipçes, orientimi drejt Evropës ishte pjesë e qëndrimeve të Gligorovit që në fillim të viteve ’90.

“Evropa për të ishte mjedisi natyror politik, ekonomik, gjeografik dhe civilizues i Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, ai theksonte se anëtarësimi kërkon punë, njohuri, mësim dhe reforma”, tha Filipçe.

Ai shtoi se edhe sot duhet të flitet me maturi për të ardhmen evropiane të vendit, pa hequr dorë nga interesat dhe dinjiteti kombëtar.

“Pa përralla. Pa komplekse. Pa u gjunjëzuar para askujt. Por edhe pa vetëmashtrim”, tha Filipçe.

MARKETING