Filipçe: Costa konfirmoi se ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm për rrugën drejt BE-së

Filipçe: Costa konfirmoi se ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm për rrugën drejt BE-së

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot se presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, gjatë vizitës së tij në vend konfirmoi se ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm për vazhdimin e procesit të integrimit evropian.

Sipas Filipçes, deklarata e Costës tregon se nuk ka garanci apo kushte shtesë përveç ndryshimeve kushtetuese dhe se pretendimet e tjera janë të pavërteta.

Ai akuzoi Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-në se kanë ardhur në pushtet me premtime të parealizueshme, duke përmendur ndryshimin e kornizës negociuese dhe zbatimin e ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar.

Filipçe theksoi se një zgjidhje e tillë nuk ekziston dhe se deklaratat e Costës vetëm sa kanë konfirmuar atë që, sipas tij, LSDM-ja e ka thënë prej kohësh. Ai shtoi se Mickoski dhe partia e tij vazhdojnë të përhapin dezinformata për këtë çështje.

MARKETING