Fidan në Pekin: Marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Kinës do të kontribuojnë në paqen rajonale dhe globale

Fidan në Pekin: Marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Kinës do të kontribuojnë në paqen rajonale dhe globale

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan deklaroi se Türkiye dhe Kina kanë pikëpamje që përputhen në shumë fusha të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe se të dyja vendet mbrojnë idenë që në sistemin ndërkombëtar të mbizotërojë një qasje më e drejtë, raporton Anadolu.

Fidan foli në konferencën e përbashkët për media të mbajtur pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi në Pekin. Ai tha se Türkiye dhe Kina kanë pikëpamje që përputhen në shumë fusha të marrëdhënieve ndërkombëtare. Fidan theksoi se të dy vendet mbrojnë idenë që në sistemin ndërkombëtar të mbizotërojë një qasje më e drejtë.

“Marrëdhëniet e mira që do të vazhdohen midis Türkiyes dhe Kinës do të garantojnë kontribut për sigurimin e paqes, prosperitetit dhe stabilitetin rajonal dhe global. Ndjekim nga afër zhvillimet dhe reflektimet gjeopolitike në Azi-Paqësor. Sfidat në Azi-Paqësorin kanë nevojë për multilateralizëm efektiv, përpjekje për dialog konstruktiv dhe bashkëpunimin që bazohet në prioritete të përbashkëta”, tha kryediplomati turk.

Ai potencoi se ndjeshmëria e Kinës ndaj Palestinës është jashtëzakonisht e kënaqshme dhe se vlerësojnë solidaritetin e Kinës me palestinezët dhe mbështetjen e saj të fortë për zgjidhjen me dy shtete.

Fidan tërhoqi vëmendjen se është jashtëzakonisht e rëndësishme që presidenti kinez Xi Jinping të bëjë thirrje për një konferencë ndërkombëtare të paqes, gjithëpërfshirëse, kompetente dhe efektive për zgjidhje në Palestinë.

Ai rikujtoi se Kashgar dhe Urumqi janë dy qytete të lashta turko-islame që kontribuojnë në pasurinë kulturore të Kinës. “Këto qytete në të njëjtën kohë luajnë rolin e urës midis Kinës dhe botës turke dhe midis Kinës dhe botës islame. Ato janë simbole të miqësisë dhe fqinjësisë sonë historike. Uniteti i shoqërive dhe popujve është pasuria më e madhe e shteteve të fuqishme. Kam kënaqësi të madhe që këto gjeografi dëshmojnë pasurinë historike dhe kulturore”, tha Fidan.

MARKETING