Fidan: Gaza është një “tragjedi”, por mungesa e reagimit ndërkombëtar një “tragjedi edhe më e madhe”

Fidan: Gaza është një “tragjedi”, por mungesa e reagimit ndërkombëtar një “tragjedi edhe më e madhe”

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se situata në Gaza është një “tragjedi”, por “mungesa e reagimit ndërkombëtar është një tragjedi edhe më e madhe”, transmeton Anadolu.

“Sistemi i OKB-së ka qenë e paefektshëm në Gaza”, theksoi Fidan në një intervistë ekskluzive për TRT-në në New York.

Ministri turk thotë se “nën udhëheqjen e presidentit Erdoğan, një thirrje për paqe i është bërë botës”.

“Duhet të krijohet Palestina e Pavarur, Grupi i Kontaktit të Gazës vazhdon ta theksojë këtë çështje”, shtoi ai.

Më tej, Fidan theksoi se “Izraeli synon të zgjerojë luftën në rajon”. Ai tha se Türkiye beson se “Izraeli nuk do të ndalet pas Gazës dhe do të veprojë po ashtu edhe në Liban”.

Sipas tij, është shqetësuese fakti që e gjithë “fuqia e SHBA-së është në dispozicion të Izraelit.

“Izraeli po e tërheq veten dhe aleatët e tij në një konflikt të madh”, shtoi ai.

Lidhur me vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ministri turk tha se ekziston një dëshirë brenda Izraelit, përfshirë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut, që lufta të përhapet në rajon.

Shefi i diplomacisë turke tha se “Türkiye nuk kufizohet as në boshtin perëndimor, as në atë lindor”.

“Türkiye e sheh anëtarësimin në BRICS si një ‘mundësi potenciale’ “, tha ai.

Më tej, ai theksoi se “gjuha konstruktive dhe e orientuar drejt paqes e presidentit tonë (Erdoğan) është shumë e rëndësishme”.

Sipas ministrit turk, Türkiye do të vazhdojë të ecë përpara me qasje konstruktive në rajon.

MARKETING