Fidan foli me Blinkenin: Terro’ristët e PKK/YPG-së nuk do të lejohen në Siri

Fidan foli me Blinkenin: Terro’ristët e PKK/YPG-së nuk do të lejohen në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Türkiyes, Hakan Fidan, në një bisedë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, tha se organizata terroriste PKK/YPG nuk do të lejohet të strehohet në Siri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiye, Oncu Keceli, ka bërë të ditur se Fidan ka pasur një bisedë telefonike me kolegun e tij amerikan Blinken.

Me atë rast, Fidan theksoi se është e rëndësishme të veprohet në bashkëpunim me administratën e re të Sirisë për të garantuar stabilitet në atë vend dhe për të përfunduar siç duhet periudhën e tranzicionit pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad dhe përfundimit të të luftës civile 13-vjeçare.

Duke theksuar se organizata terroriste PKK/YPG nuk mund të lejohet të strehohet në Siri, Fidan tha se Türkiye mbështet përpjekjet e administratës së re siriane për ta garantuar integritetin territorial dhe sigurinë e vendit.

Fidan gjithashtu i tha Blinken se duhet të bëhen më shumë përpjekje për të siguruar një armëpushim të përhershëm në Gaza.

MARKETING