FFM vendos për rastin Gostivari dhe futbollistin Gordian Hristovski

FFM vendos për rastin Gostivari dhe futbollistin Gordian Hristovski

Komisioni për gara në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e sotme shqyrtoi dhe vendosi për ankesën e KF Vardarit lidhur me rastin e “regjistrimit të futbollistit Gordian Hristovski nga KF Gostivari”.

Pas pranimit dhe shqyrtimit të shkresës nga KF Gostivari dhe shkresës me shkrim për rastin nga Komisioni Verifikues, anëtarët e Komisionit të Garës njëzëri (me përjashtim të një anëtari nga komisioni për shkak të konfliktit të interesit) ka marrë këto vendime lidhur me rastin me regjistrimin e futbollistëve të KF Gostivar:

– Komisioni për Gara e regjistroi me rezultatin e arritur ndeshjen KF Gostivari – KF Pehçevo.

Regjistrimi i futbollistit Gordian Hristovski për KF GostivarI, i publikuar në ‘Makfudbal’ numër 3, më 25 janar 2023, nuk është ankimuar nga asnjë klub brenda afatit të caktuar prej tetë ditësh, për këtë arsye nuk ka pasur ndonjë pasojë për paraqitjen e futbollistit në ndeshjen KF Gostivari – FC Pehçevo.

– Komisioni i garave vendosi që KF Gostivar dhe futbollisti Gordian Hristovski të dorëzohen në komision disiplinor për shkak të shkeljes së nenit 10 të rregullave të regjistrimit.

MARKETING