Fetai takon ministrat Manja dhe Pirdei në Tiranë

Fetai takon ministrat Manja dhe Pirdei në Tiranë

Zv.kryeministri i Qeverisë së RMV-së, Arben Fetai, gjatë këtyre ditëve po qëndron në Tiranë, ku po zhvillon takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë shtetëror.

Feteai ka takuar Ulsi Manja, Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë.

“Pata kënaqësinë të bisedoj mbi sfidat e përbashkëta në rrugëtiminn tonë drejtë. BE-së, me fokus në avancimin e reformës në drejtësi dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe reformën e administratës publike. Bashkëpunimi ynë për shtetin e së drejtës, qeverisjen e mirë dhe transparencën është thelbësor për integrimin e vendeve tona në BE dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon” – shkruan Fetai pas takimit me Manjan.

Ndërkohë Ministri Fetai është takuar edhe me me znj. Adea Pirdeni, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të Republikës së Shqipërisë.

“Gjatë takimit, diskutuam mbi prioritetet tona të përbashkëta në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe reformën e administratës publike. Znj. Pirdeni ndau përvojat dhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria në këto fusha, duke theksuar si sukseset, ashtu edhe sfidat që hasën gjatë zbatimit. Nga ana ime, paraqita prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut në procesin e reformave, duke vlerësuar rëndësinë e këmbimit të përvojave dhe praktikave të suksesshme mes dy vendeve tona. Në përfundim, e ftova znj. Pirdeni për një vizitë zyrtare në Shkup, për të vazhduar dialogun dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në këto fusha jetike për qytetarët dhe zhvillimin e dy vendeve tona” – tha Fetai.

MARKETING