Fetai merr mandatin për negociata në VLEN nga Kuvendi themelues i Aleancës

Fetai merr mandatin për negociata në VLEN nga Kuvendi themelues i Aleancës

Strukturat e ASH-së brenda koalicionit VLEN, përfshirë Këshillin Koordinues, koordinatorët e degëve, funksionarët dhe mandatarët e zgjedhur, mbajtën sot mbledhjen për Kuvend themelues.

“Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet politike në vend dhe nevoja urgjente për të avancuar veprimin politik, me synim forcimin dhe konsolidimin e përfaqësimit efektiv të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë qëllim, Kuvendi për themelim miratoi konceptin “Aleanca e Re” si hap strategjik drejt një strukturimi politik më të fuqishëm dhe më të unifikuar.

Në frymën e riorganizimit dhe forcimit të brendshëm, u vendosën:

– Pezullimi i menjëhershëm i funksionimit të të gjitha organeve aktuale deri në një vendim të ri;
– Shpallja e një moratoriumi të përkohshëm në të gjitha aktivitetet partiake.

Me shumicë votash, Kuvendi për themelim autorizoi kryetarin, z. Arben Fetai, që të zhvillojë negociatat e mëtejshme në kuadër të lidershipit të VLEN-it, me synim themelimin e VLEN-it si parti politike, në përputhje me vlerat dhe parimet e dakorduara deri më sot” – thonë nga ASH e Fetait.

MARKETING