Fetai i kundërpërgjigjet Grubit: Pushka top t’u bëftë, as Mijallkovi, as djalli e as i biri nuk do t’ju shpëtojë

Fetai i kundërpërgjigjet Grubit: Pushka top t’u bëftë, as Mijallkovi, as djalli e as i biri nuk do t’ju shpëtojë

Zv/kryeministri Arben Fetai, i është kundërpërgjigjur Artan Grubit nga BDI, pas paralajmërimeve të tij se do ta padisë për shpifje zv/kryeministrin.
Fetai thotë se ka ardhur koha e llogaridhënies tani.
“Pushka top t’u bëftë, Artan.
Turpërim më të madh se ai që shqiptarët kanë përjetuar nën qeverisjen tënde nuk ka pasur, dhe nuk do të ketë më kurrë. Tani ka kush kujdeset për ta. As Mijallkovi, as djalli e as i biri nuk do t’ju shpëtojë.
Të njohim mirë Artan, si paren e kuqe. Koha e llogaridhënies ka ardhur, Artan”, ka shkruar zv/kryeministri Fetai.

MARKETING