Feta Fetai, prezantohet te klubi i Emiratave te Bashkuara Arabe

Futbollisti shkupjan, Feta Fetai është prezentuar te klubi i Emiratave të Bashkuara Arabe, Sharjah FC.
Fetai te ky klub kalon në formë huazimi një vjaçar nga Lokomotiva e Zagrebit, me opsion blerje.
Shkupjani te Sharjah FC transferohet me kërkesë të trajnerit, Millosh Milojevic dhe për Fetain pritet të jetë një eksperiencë e mirë.
Sharjah FC është kampion i Azisë në vitin 2025, teksa këtë sezon për objektiv ka titullin e kampionatit