Feta Alimi dhe djali i Arbën Xhaferit i bashkohen Arben Taravarit

Feta Alimi dhe djali i Arbën Xhaferit i bashkohen Arben Taravarit

Kandidati për president i koalicionit opozitar të shqiptarëve VLEN, Arben Taravari nëpërmjet një statusi në facebook ka bërë publike mbështetjen e djalit të të ndjerit Arbën Xhaferi, Ilir Xhaferit dhe Feta Alimit.

“Jam i lumtur që sot publikisht të kem mbështetjen e Ilir Xhaferit, djalin e mikut tim të paharruar dhe Udhëheqësit Tonë Shpirtëror dhe Ideologjik Arbën Xhaferi!
Po ashtu jam i lumtur që me ne është edhe Feta Halimi, miku besnik që nuk ndërron dhe nuk harron.
NDRYSHIMI FILLOI!”, ka shkruar Taravari.

MARKETING