Festë golash për Shkëndijën, triumf i thellë 4:1 ndaj Tikveshit
Shkëndija ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, pasi në kuadër të xhiros së 28-të në elitë mposhti bindshëm Tikveshin me rezultatin 4:1. Shkëndija dominoi takimin nga minuta e parë deri në fund, duke diktuar ritmin e lojës dhe duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim triumfin. Golat për skuadrën tetovare u realizuan nga Meliqi, Ibrahimi, Latifi dhe Tamba, ndërsa për Tikveshin golin e vetëm e shënoi Stojkoski. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të zhvilluar më herët, Sileksi regjistroi një fitore të thellë 4:0 ndaj Brerës. /SHENJA/

