Fëmijët mësojnë për ndihmën e parë dhe solidaritetin – Vizitë e veçantë nga Kryqi i Kuq në O.K.H. Merhamet & Sh.K.Q. Vizioni-M

Sot, në kuadër të Shkollës Verore të organizuar nga Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” – Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Qytetare “Vizioni-M”, u zhvillua një aktivitet i veçantë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Kryqi i Kuq.
Gjatë kësaj vizite, fëmijët që ndjekin programin e Shkollës Verore patën mundësinë të ndjekin një prezantim edukativ mbi ndihmën e parë, rëndësinë e solidaritetit dhe kujdesit për të tjerët. Aktiviteti synonte jo vetëm të ofronte dije praktike, por edhe të përcillte mesazhe të rëndësishme humane si dashuria, respekti dhe ndihma pa kushte.
“Energjia dhe kureshtja e fëmijëve e bënë këtë ditë edhe më të veçantë. Është frymëzuese të shohësh si mësojnë vlerat themelore të humanizmit që në moshë të re,” u shprehën organizatorët.
Organizata “Merhamet” dhe shoqata “Vizioni-M” shprehën mirënjohje të veçantë për Kryqin e Kuq, për përkushtimin dhe frymën humane që sollën në këtë aktivitet, duke pasuruar përvojën edukative të fëmijëve dhe fuqizuar ndjenjën e komunitetit dhe ndihmës së ndërsjellë.