FC Shkupi U17 e trajnerit Alisa Vishi kampion në Superligën e Maqedonisë

FC Shkupi U17 e trajnerit Alisa Vishi kampion në Superligën e Maqedonisë

Gjenerata U17 e FC Shkupit është kampione e këtij sezoni në Superligën e Maqedonisë së Veriut për të rinj. Ekipi bardheblu i udhëhequr nga trajneri Alisa Vishi, pas fitores së sotme në Çair ndaj Shkëndijës me rezultat 4:2, ka ngritur në qiell trofeun e titullit kampion për këtë sezon.

Djelmoshat e Shkupit kanë pasur një sezon fantastik, duke dominuar plotësisht kampionatin e gjeneratës së tyre. Shkupi e ka mbyllur sezonin me 54 pikë të tubuara në konto, po aq sa rivali i tyre për titullin, Pelisteri, por ekipi i Alisa Vishit ka të fituar duelin direkt të luajtur në Çair dhe një barazim pa gola në Manastir.

Kështu FC Shkupi U17 e mbyll kampionatin me 16 fitore, 6 barazime dhe pa asnjë humbje. Kjo përbënë një rekord të veçant, pasi është hera e parë që nga shkolla e futbollit Shkupi, një gjeneratë e mbyll sezonin pa humbje.

MARKETING