FC Shkupi prezanton Besar Guxhufin

FC Shkupi prezanton Besar Guxhufin

Një javë pasi Sportmania ekskluzivisht njoftoi lëvizjen, vjen konfirmimi nga FC Shkupi, që zyrtarizon angazhimin e sulmuesit të ri.

Besar Guxhufi ka firmosur kontratë në formë huazimi me FC Shkupin për pjesën e dytë të sezonit 2023/24. Guxhfi, 19 vjeç, është një anësor i majtë shumë i talentuar, që u bashkua me Beshiktashin e Turqisë në verën e vitit 2021. Ai ka luajtur për ekipet e moshave të Beshiktashit dhe ka bërë paraqitje të shkëlqyer.

Guxhufi ka vendosur të kthehet në Maqedoni për të fituar më shumë përvojë dhe minutazh në nivelin e parë.

“Ndihem mirë që kam veshur fanellën e Shkupit, ardhja ime në këtë klub lidhet me dashurinë ndaj ngjyrave të kësaj skuadre të madhe në vendin tonë dhe tifozërisë së flaktë që ka. Padyshim se duke parë që ekipi është në garë për titullin kampion dhe në kupën e vendit, do të doja që të jem pjesë e kësaj skuadre që në fund do ti gëzohemi trofeve të fituar. Tani kur jam bashkuar me ekipin në Antalya, dua të potencoj se më kanë pritur shumë mirë dhe po ambientohem shpejt, ndërsa kur të kthehemi në Shkup, dëshiroj që të jap maksimumin për të ndihmuar klubin në arritjen e ambicieve që ka dhe në fund së bashku me tifozët të festojmë”, ka thënë Guxhufi pasi firmosi me Shkupin.

MARKETING