FC Shkupi mbetet pa trajner, Minas Osmani jep dorëheqje

FC Shkupi mbetet pa trajner, Minas Osmani jep dorëheqje

Minas Osmani nuk do të jetë trajener i FC Shkupit. Skuadra nga Çairi në gjysmësezonin pranveror të Ligës së Parë do të udhëhiqet nga një trajner i ri, pasi tekniku Osmani ka njoftuar për dorëheqjen nga klubi bardhekaltër.
“Pas 5 viteve angazhim në ekipin e parë të FC Shkupit, njoftoj opinionin sportdashës dhe mediat se kam vendosur të përfundoj bashkëpunimin tim me klubin, duke dhënë dorëheqje. Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë sakrifice, përkushtimi dhe pune profesionale, në kushte të vështira, përfshirë edhe faktin se për një vit nuk janë realizuar obligimet financiare ndaj meje. Pavarësisht sfidave, kam dhënë maksimumin tim për klubin, lojtarët dhe tifozët, duke e përfaqësuar FC Shkupin me korrektësi dhe ndershmëri profesionale. I falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, lojtarët dhe tifozët Shvercerat për mbështetjen gjatë këtyre viteve dhe i uroj klubit suksese në vazhdim”, ka shkruar Minas Osmani.

MARKETING