FC Shkupi mbetet pa sponsor, Olgun Aydin gati të largohet nga Çairi?!
FC Shkupi mund të mbetet pa sponsor. Ende pa e konfirmuar, por burimet e portalit “Sportmania” mësojnë jo zyrtarisht se presidenti i klubit bardhekaltër, Olgun Aydin po përgatitet të largohet nga Çairi.
Arsyeja e largimit të Olgun Aydin nga FC Shkupi mund të jetë kërkesa e tifozëve “Shvercerat” që dje pas derbit me Vardarin lëshuan një mesazh në drejtim të tij, por megjithatë mund të ketë edhe arsye tjera të panjohura për publikun.
Jo zyrtarisht mësohet se edhe drejtori sportive i sapo emëruar, Nderim Nexhipi do të tërhiqet nga FC Shkupi.
Të gjitha lëvizjet brenda taborit bardheblu pritet të shihen ditëve në vijim dhe e gjithë kjo vjen pas rezultateve jo të mira në këto 14 xhiro të këtij sezoni, ku ambieciet e klubit nga Çairi janë për titullin kampion.