FC Shkupi i shqetësuar: Pse Igor Stojçevski do të gjykojë kundër Vardarit?

FC Shkupi i shqetësuar: Pse Igor Stojçevski do të gjykojë kundër Vardarit?

FC Shkupi ka reaguar deri te Komisioni i referëve pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, lidhur me delegimin e arbitrëve për ndeshjen e së shtunës kundër Vardarit.

Komisioni në fjalë për këtë ndeshje ka caktuar për arbitër kryesor Igor Stoçevskin, bashkë me ndihmësit e tij Dejan Kostadinov dhe Goce Petreski.

Nga klubi bardhekaltër shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë vendim, pasi i njëjti arbitër është në listën e arbitrëve të pa dëshiruar të Shkupit

Ja reagimi i plotë i FC Shkupit:

FC Shkupi ka reaguar deri te Komisioni i referëve pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, lidhur me delegimin e arbitrëve për ndeshjen e së shtunës kundër Vardarit.

Komisioni në fjalë për arbitër kryesor ka vendosur Igor Stoçevskin, bashkë me ndihmësit e tij Dejan Kostadinov dhe Goce Petreski.

Neve si klub jemi tepër të shqetësuar me këtë vendim, kjo pasi i njëjti arbitër është në listën e arbitrëve të pa dëshiruar të skuadrës tonë. Për këtë është informuar edhe vetë Komisioni që kohë më parë, dhe i njëjti nuk na ka referuar plotë një vit e gjysmë.

Ndaj pyesim publikisht, pse pikërisht ndaj Vardarit, një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për ne, në skenë del sërish emri i Igor Stojçevskit.

Kërkojmë nga Komisoni i arbitrëve që të ruaj standardin e deritanishëm dhe të zëvendësojë atë me një arbitër me renome dhe autoritet, pasi ndeshjet mes Vardarit dhe FC Shkupit gjithnjë kanë qenë festë për taboret e të dyja skuadrave.

Vendimi ynë për arbitrin është i qartë. Mund të themi se është një fatkeqësi e madhe për ata që gjykojnë në vendin tonë. /SHENJA/

 

MARKETING