FC Prishtina Futsal përforcohet me shkupjanin Erkan Shabani

FC Prishtina Futsal përforcohet me shkupjanin Erkan Shabani

Futbollisti i KMF Juventus Serava, Erkan Shabani është transferuar në ekipin e Prishtinës.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga klubi prishtinas, të cilët kanë shkruar se me ardhjen e Shabanit edhe më shumë përforcohet klubi i tyre.

“Pas një jave të zymtë dhe negative kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Erkan Shabanin.

Shabani i njohur për perfomancat e mira me skuadrat e kaluara përforcon edhe më shumë skuadrën tonë në aspektin profesional.

Të gjithë në klub i urojmë mirëseradhje dhe sukses në arritjet e objektivave të përbashkëta me klubin!”, qëndron në njoftimin FC Prishtina Futsal.

MARKETING