Fatmir Bytyqi flet për gjendjen ekonomike të RMV-së: Sfida kryesore është kriza energjetike!
Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi duke folur për gjendjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se të thuhet se është shumë mirë, nuk do të ishte pasqyrë e realitetit. Ai tha se gjendemi në një situatë goxha të vështirë për shkak krizave të cilat e kanë kapluar jo vetëm vendin tonë, por rajonin edhe kontinentin e Evropës.
“Duke pasur parasysh që kjo qeveri daton që nga gushti i vitit 2022, kur ishte vrulli i pandemisë kovid, pastaj në vitin 2021 kur mendonim se do të jetë rimëkëmbja ekonomike, filluan shenjat e para të krizës energjetike, tërë viti 2022 me krizë energjetik, ekonomike dhe krizë ushqimore, sepse zinxhiri i ofertës së ushqimit ndaloi, viti 2023 gjithsesi është vit goxha i rëndë. Nga aspekti se si shteti ballafaqohet do të thoja jemi në nivel mesatar. Nuk jemi atje ku do të donim por edhe nuk jemi në mes të shteteve që kanë kaluar më së keqi”, tha Bytyqi në “Intervistë në SHENJA”.
Ai tha se ajo që është sfidë momentale është kriza energjetike, sepse ka një kosto goxha të lartë.
Sipas tij nga buxheti janë ndarë 250 milionë euro për ta ndihmuar qytetarin, që sipas tij është një kosto e lartë. /SHENJA/