Fatjon Jusufi largohet nga Struga Trim Lum
![Fatjon Jusufi largohet nga Struga Trim Lum](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/06/Jusufi.jpg)
Fatjon Jusufi zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Struga Trim Lum në sezonin e ri. Lajmi e ka konfirmuar vet klubin strugan përmes një komunikate zyrtare. Ndonëse Jusufi kishte kontratë me kampionët e vendit deri verën e vitit të ardhshëm, megjithatë e njëjta është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.
Ndryshe Jusufi iu bashkua Strugës verën e vitit të kaluar, ndërsa me kampionët e vendit 27 vjeçari regjistron 24 ndeshje, 1 gol dhe 1 asist.