Fatjon Jusufi firmos me Ferizajin në Kosovë

Fatjon Jusufi firmos me Ferizajin në Kosovë

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, Fatjon Jusufi sezonin e ri do të luaj në futbollin e Kosovës me skuadrën e Ferizajit. 28 vjeçari ka arritur marrëveshje me ekipin kosovar dhe mesditën e kësaj të premte është zyrtarizuar dhe prezantuar nga ana e klubit. Jusufi sezonin e fundit ishte pjesë e Voska Sport në Maqedoninë e Veriut ku luajtën në finale të Kupës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Struga, Shkupi, Renova, Gostivari, Partizani dhe Shiraku i Armenisë. Për 28 vjeçarin nga qyteti i Tetovës, kjo do të jetë hera e parë që do të luajë në Superligën e Kosovës.

MARKETING