Fari Iseni do të jetë zëdhënës i LD-së, Mexhiti: Informova kryesinë për bisedimet për Qeverinë

Fari Iseni do të jetë zëdhënës i LD-së, Mexhiti: Informova kryesinë për bisedimet për Qeverinë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka patur mbledhje të Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike, në të cilën, ka njoftuar ata për hapat e ardhshëm dhe procesin e negociatave për Qeverinë e re.
“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike, falenderova gjithësecilin për rezultatin e arritur dhe njëkohësisht njoftova anëtarët e Këshillit për rrjedhat politike, hapat e ardhshme dhe procesin e negociatave për Qeverinë e re.
Unanimisht anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet.
Pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike, ku me mbështetje të plotë të anëtarëve të Këshillit Themelues u zgjodh aktivisti Fari Hiseni”, ka shkruar Mexhiti.

MARKETING