Fari Hiseni nga LD: BDI në foltore e paraqet veten si shqiponjë, ndërsa në negociata bëhet një kanarinë

Fari Hiseni nga LD: BDI në foltore e paraqet veten si shqiponjë, ndërsa në negociata bëhet një kanarinë

“Bashkimi Demokratik për integrim në foltore e paraqet veten si shqiponjë ndërsa në negociata bëhet një kanarinë”, kështu tha Fari Hiseni, nga koalicioni VLEN gjatë pres konferencës së sotme për media. Ai akuzoi BDI-së se po meren me shpërndarjen e lajmeve të rreme, në vend që siç thotë ai të merret me reformimin e partisë. Zëdhënësi u shpreh se Ali Ahmeti u detyrohet qytetarëve që t’iu japë përgjigje se pse i ka ofruar Hristjan Mickoskit të bëhen pjesë e qeverisë me garancë që në zgjedhjet komunale vitin e ardhshëm  të angazhohen që kandidatët maqedonas të bëhen kryetarë komunash në Strugë dhe Kërçovë.

SINKRON: FARI HISENI, ZËDHËNËS

“Këtë e bëjnë sepse duan t’i fshehin gjurmët e mëkateve të tyre,por ne jemi këtu për ta folur të vërtetën. Ne si koalicion VLEN e ftojmë Ali Ahmetin që sonte ta shfrytëzojë tubimin partiak në Gostivar dhe t’i përgjigjet qytetarëve pse i ofroi Hristjan Mickoskit të bëhen pjesë e qeverisë në vend të koalicionit Vlen me 4 ministri, pa kryeparlamentar bashkë me garancë që në zgjedhjet komunale vitin e ardhshëm të angazhohen që kandidatët maqedonas të bëhen kryetarë komunash në Strugë dhe Kërçovë”.

MARKETING