“Falimenton” Qyteti i Shkupit, këshilltarët kërkojnë seancë të jashtëzakonshme

“Falimenton” Qyteti i Shkupit, këshilltarët kërkojnë seancë të jashtëzakonshme

Qyteti i Shkupit kërcënohet me falimentim. Nuk ka para as për paga të punonjësve, as për subvencione për ndërmarrjet publike. Borxhi ndaj panairit të Shkupit ka bllokuar llogarinë e qytetit dhe ekziston një listë e tërë e kompanive të tjera që kërkojnë tu paguhet borxhi. Këshilltarët do të kërkojnë të hënën seancë urgjente.

GORDAN SHUTAROV, KËSHILLTAR NGA LSDM

“VMRO-DPMNE,  Danela Arsovska dhe paaftësia e tyre janë arsyeja që Qyteti i Shkupit e ka të bllokuar llogarinë dhe po përballet me falimentimin. Buxheti i Qytetit të Shkupit është rreth 100 milionë euro në vit dhe përveç kësaj kur Arsovska dhe VMRO-DPMNE e morën qeverisjen trashëguan 13 milionë euro. Arsovska dhe VMRO-DPMNE duhet të përgjigjen se ku kanë përfunduar këto para të qytetarëve”.

Shutarov pyet se duart e kujt janë të zhytura në mjaltë?

GORDAN SHUTAROV, KËSHILLTAR NGA LSDM

“Kjo është e turpshme dhe e papranueshme. Arsovska, VMRO-DPMNE dhe përkrahësja e tyre – E majta duhet të përgjigjen se ku kanë përfunduar paratë e qytetarëve. Këtë duhet ta bëjnë në seancën e ardhshme të jashtëzakonshme të Këshillit”

LSDM të hënën do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Qytetit të Shkupit me një pikë të vetme të rendit të ditës – gjendjen aktuale financiare në Qytetin e Shkupit. /SHENJA/

 

 

MARKETING