Eurokomisionerja Marta Kos viziton sot Shkupin, në fokus integrimi evropian dhe reformat

Eurokomisionerja Marta Kos viziton sot Shkupin, në fokus integrimi evropian dhe reformat

Eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Shkup, ku do të zhvillojë takime kushtuar procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe zbatimit të reformave kyçe.

Në qendër të bisedimeve do të jetë zbatimi i Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka përfituar 142.1 milionë euro nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje, si rezultat i progresit të arritur në realizimin e reformave prioritare.

Gjatë vizitës, Kos do të zhvillojë një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski. Fillimisht është paraparë një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet nga një takim bilateral me përfaqësues të Qeverisë.

Pas përfundimit të takimeve, eurokomisionerja Marta Kos dhe kryeministri Hristijan Mickoski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të prezantojnë mesazhet dhe përfundimet kryesore të vizitës.

MARKETING