Eurodeputeti austriak Tomac Uajc raportues i ri i PE-së për Maqedoninë e Veriut

Eurodeputeti austriak Tomac Uajc raportues i ri i PE-së për Maqedoninë e Veriut

Eurodeputeti austriak Thomas Weitz është emëruar raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Weitz, i cili vjen nga të Gjelbërit, ishte gjithashtu bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Evropiane. Weitz do të zëvendësojë eurodeputetin bullgar Ilhan Quçuk, i cili e mbajti këtë post për gati pesë vjet.

Në profilin e tij në rrjetin social “X”, ndër të tjera shkruhet se është pro zgjerimit të BE-së, me fokus Ballkanin Perëndimor.

Shumica e grupeve politike në Parlamentin Evropian kanë emëruar anëtarët e tyre për postet e raportuesve për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tonino Pizzula nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (SD) do të jetë raportues për Serbinë, ndërsa Andreas Scheider nga e njëjta parti do të jetë raportues për Shqipërinë. Eurodeputeti slloven Marjan Sharec nga Renew Europe do të jetë raportues për Malin e Zi.

Partia Popullore Evropiane (EPP) fitoi pozitat e raportuesit për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën.

MARKETING